Pse fëmijët në Japoni udhëtojnë krejt vetëm në Metro
Qasja e Japonisë ndaj edukimit të fëmijëve daton shekuj më parë dhe është një qasje që nuk ngjason me askund. Shkollat fokusohen në ndërtimin e karakterit. Por gjithashtu mësojnë konformitetin.
Në moshë të re, nxënësit mësojnë të jenë të vëmendshëm dhe të përgjegjshëm, si dhe të pavarur. Fokusin është tek përgatitja për jetën e përditshme, por edhe tek pjesa akademike dhe forcimi në këtë fushë. E ndjejnë presionin edhe në këtë aspekt.
Një nga gjërat që ata bëjnë është të mos i shoqërojnë fëmijët për në shkollë apo për në aktivitete të tjera. Fëmijët lëvizin vetëm edhe në metrotë me shumë shkallë e të rrezikshme.
Ja, që këtu fillon pavarësia për ta.