Në ditëlindjen e 32-të Flori na prezanton familjen e madhe dhe pozicionin që ka i biri në shtëpi

Florjan Binaj ka zgjedhur pikërisht këtë moment kaq të veccantë që përkon ditëlindjen e tij të 32, për të na prezantuar me familjen e tij të madhe. Në këtë portret familjar, shihen 3 breza, prindërit, fëmijët dhe mbesa e vogël. Në fakt portreti është i paplotë, sepse mungon i vogli Glauk, por edhe për këtë Flori ka një përgjigje. Krahas kësaj fotoje kaq të mrekullueshme ai ka shkruar: “Eshtë shumë e bukur të festosh 8 vjetorin për herë të 4-rt me familjen tënde edhe pse jo të gjithë kishin mundësi të ishin këtu!Për të gjithë ata që pyesin ku e kam çunin, po foton kush do na e bënte?!” Stafi i Kids’Time i uron Florit edhe 100 vite te tjera!/Kids’Time/

Share With:
Translate »
712 Views