Në ditëlindjen e djalit, Andi Shehi dhe partnerja e tij Enki kurorëzojne dashurinë

Ish-konkurrenti i “Përputhen”, Andi Shehi, ka kurorëzuar dashurinë mbrëmjen e djeshme me partneren e tij, Enki, në një ceremoni të veçantë dhe plot emocione.

Çifti ka zgjedhur një datë simbolike për këtë hap të rëndësishëm në jetën e tyre, duke e lidhur martesën me 1-vjetorin e djalit të tyre, Amor. Në një festë madhështore, të rrethuar nga miq, familjarë dhe personazhe të njohur, ata kanë celebruar dy nga momentet më të rëndësishme të jetës së tyre brenda një dite të vetme.

Mund të jetë një imazh i lule dhe martesë

Atmosfera ishte magjike, në një ambient elegant që i dha edhe më shumë shkëlqim kësaj dite të paharrueshme, ku Andi dhe Enki i thanë “po” njëri-tjetrit.

Enki tërhoqi vëmendjen me një fustan nusërie klasik dhe mjaft elegant, me detaje të punuara me finesë në pjesën e sipërme, duke reflektuar hijeshi dhe stil. Nga ana tjetër, Andi u shfaq tepër sharmant, i veshur me një kostum të zi, duke kompletuar në mënyrë perfekte pamjen e tij në këtë ditë të veçantë.

Mund të jetë një imazh i martesë

Share With:
Translate »
1 Views