Në ditëlindjen e dytë të të birit, Agon Amiga ndan këtë urim të ndjerë në ‘Instagram-in’ e tij

Prej dy vitesh, reperi i njohur Agon Amiga u bë baba për herë të parë me një djalë. Ditën e sotme Agoni ka zgjedhur të ndajë një foto me të birin duke i uruar atij ditëlindjen e dytë.

“Urime ditëlindja e dytë djali im. Ishallah e ke shëndetin dhe je i lumtur në jetë”, ka shkruar reperi krah postimit në rrjetet sociale.
Ky duhet të jetë një moment mjaft i veçantë për reperin, pasi siç pohoi dhe në një intervistë për ‘Ftesë në 5’, prindërimi i ka ndryshuar jetën. Agoni pohoi gjithashtu se nëse do e dinte më parë se si do të ndihej, do të ishte bërë baba edhe më shpejt./revistawho.com

 

Share With:
Translate »
361 Views