Në ditëlindjen e saj, aktorja e njohur zbulon se po bëhet nënë për herë të parë
Gina Rodriguez, e cila luajti personazhin kryesor në serialin CW, dhe bashkëshortiJoe LoCicero janë në pritje të fëmijës së tyre të parë së bashku. Ajo njoftoi shtatzëninë e saj në Instagram, në ditëlindjen e saj të 38-të.
“Kjo ditëlindje është ndryshe,” shkroi aktorja, krahas një video montazhi të momenteve romantike mes çiftit, duke përfshirë një selfie që tregonte atë duke mbajtur një test pozitiv shtatzënie në shtëpi.