Në ditën e lindjes, Alketa Vejsiu bën bashkë prindërit e saj të divorcuar

Moderatorja e njohur Alketa Vejsiu, feston sot ditëlindjen. Ajo mbush plot 38 vjeç.

Prej më shumë se 20 vitesh në emisione të ndryshme, Alketa po kthehet në një prej figurave me më shumë vite në ekran.

Vejsiu është nënë e tre fëmijëve, e cila gjithmonë ka preferuar ta mbajë shumë sekrete jetën e saj private dhe portretet e fëmijëve të saj nuk kanë qarkulluar asnjëherë në rrjetet sociale.

Megjithatë, postimi i fundit i shuajti disa kuriozitete dhe shkak është bërë ditëlindja e saj.

Me anë të disa “Instastory”, Alketa Vejsiu i ka njohur të gjithë me mamanë dhe babanë, që deri më tani i kishte mbajtur larg vëmendjes së rrjeteve sociale.

Nga video krah të atit, dallohet edhe ngjashmëria e madhe e moderatores me të atin. Alketa ka ndarë dhe një moment me mamanë e saj, zonjën e quajtur Xhulja e cila nuk i ka kursyer gjithë fjalët e dashurisë për të bijën.

Share With:
Translate »
380 Views