Në ditët e fundit të pritjes së ëmbël, Miriam Cani tregon një nga ndodhitë më të shpeshta kur je shtatzënë
Këngëtarja e dashur e publikut shqiptar, Miriam Cani është në ditët e fundit të pritjes së saj të ëmbël. Ndonëse këto kohë ajo nuk ka publikuar shumë momente në rrjetet sociale, duket se këtë herë ka bërë një përjashtim.
“Është gjithmonë nxehtë kur je shtatzënë”, ka shkruar artistja krah fotos ku shfaqet jashtë makinës së saj.
Në foton e publikuar Miriami shfaqet mjaft e thjeshtë dhe natyrale, njëjtë si në çdo postim tjetër të sajin. Ndjekësit kanë lënë menjëherë një sërë komentesh, duke e komplimentuar njëherazi për pamjen e saj.
Kujtojmë se Cani dhe partneri i saj, Alban Skënderaj janë në pritje të fëmijës së tyre të dytë, gjinia e të cilit është djalë.