Në familjen e presidentit Meta para 13 vitesh erdhi një Erë e re, emocionon Monika Kryemadhi

Presidenti Ilir Meta dhe Monika Kryemadhi janë prindër të tre fëmijëve. Më e vogla lindi si sot para 13 vitesh. Ndaj nuk kishte si të ndodhte ndryshe pa disa fjalë të ndjera nga mami Monika: “Je një Erë e re, që erdhi në jetën tonë plot 13 vjet më parë. ???? Era e Era Metës në familjen tonë ishte zhurmë, ishte hare, ishte gëzim ishte buzëqeshje, ishte jetë, prandaj Era të uroj të kesh shëndet, të jesh e lumtur, të mësosh dhe mos ndalo. Ashtu siç ke emrin fryj dhe gëzohu me jetën që të ka dhënë Zoti. Kënaqu, lufto, jeto dhe fal dashuri. Të dua Era ime e vogël! ❤ ❤❤ ???????????????? @era.metaj1“. /Kids’ Time/

Share With:
Translate »
741 Views