“Në familjet e reja përkëdhelin qen e mace, unë përkëdhel 10 fëmijët”. Familja e madhe e Hoxhë Ahmed Kalasë

Hoxha, Ahmed Kalaja në një intervistë në emisionin “Jeto me Orën” në RTV ORA tregoi rreth lidhjes së tij me besimin si dhe për familjen e tij të madhe.

Kalaja thotë se ishin pyetjet e moshës që nuk mund t’ju jepte përgjigje ato që e çuan drejt besimit.

Ahmed Kalaja: Ishte moment i dyshimeve, pikëpyetjet e moshës që më çuan në besim. Me disa shokë fillova të lexoj librat e kuranit. Lashë gjimnazin fillova medresenë. Pastaj dhe shkollat jashtë. Duke qenë se u rritëm me një rrymë ateiste ishin dyshimet. Duket sikur këputej filmi në gjysmë. Lexoja shumë, por kur mora literaturën fetare fillova ti jap kuptim tjetër jetës. Është e pamundur që në një mori gjërash të ndodhnin rastësisht, ka një krijues që qëndron mbi këtë gjë. Zoti deshi që unë të jem këtu. Është vullnet i zotit.

Ai tregon se janë një familje e madhe prej 14 anëtarësh.

Ahmed Kalaja: Kam 10 fëmijë dhe prindërit. Bashkëshortja është goxha potente në ndihmën e saj në këtë mision që kemi. Gjëja e mirë është që janë rritur dhe fëmijët. Dhe kur mungojmë në shtëpi nuk vihet shumë re, se një pjesë të punëve e kryejnë ato.  Moza në fundjavë është gjithë ditën në xhami. Dhe gjatë javës shumë kohë kështu, dhe në kopsht.

Sipas tij fakti që janë shumë fëmijë nuk e vështirëson por e zbukuro ditën.

Ahmed Kalaja: Ndoshta kemi një foto të lyer komplet me miell. Janë rritur fëmijët e tjerë dhe kanë ndihmuar. Nëse të tjerët ledhatojnë  një qen apo mace, unë ledhatimin tim e kam me Zenin, me Sulejmanin. Një shaka që bën njëri prej tyre lodhja ikën. Buzëqeshja e Zenit më të voglit është ledhatim i shpirtit. 

Ahmed Kalaja tregon se të paktën 1 ose 2 vakte mblidhen të gjithë së bashku për të konsumuar ushqim.

Ahmed Kalaja: Tryeza është e madhe, një vakt ose 2 vakte në ditë mblidhemi të gjithë.

Share With:
Translate »
124 Views