Në festën e Kylie Jenner! Kombinimi i veçantë me të bijën, si u dukën motrat Kardashian-Jenner

Në festën e lançimit të produkteve të reja të Kylie Jenner, vajzat e familjes Kardashian dhe Jenner shkëlqyen njëra më shumë se tjetra me paraqitjen e tyre.

Kylie emocionoi të pranishmit teksa erdhi me vajzën e saj dorë për dore. 4-vjeçarja Stormi kishte kapur flokët gersheta, teksa kishte veshur fustanin ngjyrë argjendi dhe mbante në dorë në çantë të vogël në të njëjtën nuancë.

Vetë 25-vjeçarja ishte veshur tërësisht me të bardha, me fustan elegant, takat dhe syzet e mëdha.

Edhe motrat e Kyliet si dhe e ëma Kriss Jenner ishin kujdesur për çdo detaj për t’u dukur të veçanta në mbrëmje. Kim Kardashian, Kourtney Kardashian, Khloe Kardashian dhe Kendall Jenner ishin aty për të treguar mbështetjen e tyre.

Share With:
Translate »
160 Views