Në fjalimin për familjen, Nicole harron të përmendë dy fëmijët e adoptuar

Nicole Kidman fitoi çmimin si aktorja më e mirë kryesore për rolin e saj në filmin Big Little Lies, në përvjetorin e 69-të të “Emmy Award”. Aktorja 50 vjeçare i emocionoi të gjithë me një fjalim prekës pas tërheqjes së çmimit, të cilin ia dedikoi familjes së saj, veçanërisht vajzave Sunnie dhe Faith. “Kam një familje të madhe artistike që më ka përkrahur në të gjitha uljet dhe ngritjet e mia. Ju keni qenë kaq besnik për mua gjatë gjithë jetës time ju falënderoj për këtë,”-tha 50-vjeçarja. “Kam dy vajza të vogla Sunnie dhe Faith, si edhe bashkëshorti im i dashur Keith që më ndihmoi të ndiqja këtë rrugë. Ky trofe është i juaji. Dua që vajzat e mia ta kenë në raftin e tyre dhe sa herë ta shikojnë të mendojnë: Mami im nuk më vuri në shtrat për shkak të kësaj.” Por ajo që i bëri përshtypje ndjekësve të shumtë ishte se Nicole nuk përmendi 2 fëmijët e tjerë të saj dhe ish bashkëshortit Tom Cruise, Isabella dhe Connor Cruise. Ata janë fëmijët e adoptuar të çiftit që tashmë janë përkatësisht në moshën 21 dhe 24. 

Share With:
Translate »
683 Views