Në frontin e luftës kundër COVID-19, Fifi s’mund të ishte më krenare se kaq për të atin!
Babai i këngëtares së njohur, Filloreta Raçit, është pjesë e uniformave të bardha dhe po qëndron prej kohësh në frontin e parë të luftës kundër Covid-19.
Për këtë arsye, këngëtarja s’mund të ishte më krenare se kaq për babain e saj, i cili po kujdeset për të infektuarit dhe po shpëton jetë njerëzish.
Fifi ka filmuar një pjesë të lajmeve ku babai i saj shfaqet në spital, ndërsa videon e ka ndarë në InstaStory.
“Shumë krenare për ty”- janë fjalët me të cilat këngëtarja shoqëron postimin.
![]()