Në gjende të rëndë shëndetësore, dërgohet me urgjencë tek Infektivi 16-vjeçarja e prekur nga COVID

Situata po rëndohet në spitalin Infektiv, pasi një numër i lartë pacientësh po shtrohen në spital si vrazhë e numrave të lartë të të infektuarve që po shënohen në vend.

Bëhet me dije se pak momente më parë një 16-vjeçare ka mbërritur tek Infektivi në gjendje të rëndë shëndetësore nga Covid. Vajza është shtruar me urgjencë në spital dhe ndodhet nën kujdesin e mjekëve.

Burime për media tregojnë se një numër i lartë qytetarësh ndodhen jashtë Infektivit, pasi aty ndodhen të shtruar të afërmit e tyre.

Share With:
Translate »
35 Views