Në hapat e babit, vajza e Labit shkëlqen në moderimin e Festës së Abetares

Festa e Abetares për Rroan u bë një ditë e paharruar për Labinot Gashin.

Rroa mori rolin e moderatores në programin e organizuar për shokët dhe shoqet e klasës, duke treguar talent në skenë dhe dashuri për artin e fjalës.

Me paraqitjen e saj, ajo la përshtypje të veçantë dhe shumëkush e cilësoi si një trashëgimtare të denjë të Labit edhe në profesion, shkruan Kosovarja.

Rroa tregoi se në të ardhmen dëshiron të bëhet moderatore, duke thënë se synon ta zotërojë sa më mirë artin e komunikimit dhe të prezantimit.

Share With:
Translate »
1 Views