Në hapat e mamit dhe babit, Renee tregon për herë të parë talentin në muzikë! (Video)
Vogëlushja e Nora Istrefit dhe Robert Berishës s’mund të “shpëtonte” nga muzika.
Megjithëse është ende në moshë të vogël, dy këngëtarët e kanë regjistruar të bijën në një kurs pianoje dhe duket se leksionet po i japin frytet e tyre.
Renee është e talentuat në muzikë si prindërit e saj, ndërsa këtë e ka dëshmuar video që Roberti ka ndarë në llogarinë e tij në Instagram.
E vogla shfaqet duke i rënë pianos dhe ka mësuar notat e para, ndërsa babi Roberti s’mund të ishte më krenar!
Duke e ushtruar që në vogëli këtë pasion dhe me dy prindër artistë, nuk është çudi që Renee të bëhet në të ardhmen një prej emrave të njohur të muzikës.
Për diçka jemi të sigurt! Ajo do të ketë gjithmonë mbështetjen e Norës dhe Robertit që pavarësisht të ndarë, bëhen gjithmonë bashkë për vajzën e tyre.