Në hapat e mamit dhe të babit, si rrallëherë këngëtari i njohur publikon foto përkrah djalit të tij

Liam Payne është mjaft aktiv në rrjete sociale, por rrallë ndodh që ai të publikojë detaje nga jeta private. Që nga lindja e të birit në vitin 2017 Liam ka postuar shumë pak imazhe përkrah tij. Megjithatë së fundmi këngëtari ka lënë punën për pak momente pas, për t’i lënë vend vogëlushit Bear. Liam ka publikuar në ‘Instagram’ një foto të dorës së tij dhe të djalit dhe siç duket ai po e mëson t’i bjerë pianos. Me aq sa kuptohet nga fotoja vogëlushi duket se do të ndjekë hapat e babait dhe nënës së tij, Cheryl, sepse të dy ata kanë ndërtuar një karrierë mjaft të suksesshme në muzikë.

Tashmë që Bear është më i rritur duket se Liam e ka më të lehtë të kujdeset për të, sepse më herët ai ka rrëfyer se në fillim e ka pasur të vështirë të kryejë detyrat e tij si baba. “Njerëzit mendojnë se është njësoj si ndizet një dritë dhe ti papritur je baba… jo nuk është kështu. Të jesh baba është diçka që ti duhet ta mësosh dhe nuk kam frikë të them se duhet më shumë se një minutë të mësohesh me idenë se çfarë është”, është shprehur këngëtari. Megjithatë pesha për kujdesin e djalit nuk bie plotësisht mbi të, pasi ai e ndan kujdestarinë së bashku me ish-partneren e tij, Cheryl.

Share With:



213 Views