Në hapat e të atit, Dojna Mema na shkriu zemrat me videon e Nolan Sol
Dojna Mema është një nga moderatoret më të dashura të publikut.
Ajo është tepër aktive në rrjete e saj sociale ku nuk ngurron të ndajë me ndjekësit momente nga përditshmëria e saj.
Dojna dhe Vlashenti vetëm pak muaj më parë janë bërë prindër të një djali, të cilit vendosën ta quajnë Nolan Sol.
Mesa duket Nolan Sol do të ecë në hapat e të atit.
Së fundmi moderatorja e dashur ka postuar një video të ëmbël teksa shihet i biri duke luajtur në piano me Vlashentin.