“Në heshtje jemi munduar të ndihmojmë”, Miriam Cani flet për herë të parë pas tërmetit
Ashtu si qindra artistë të tjerë, edhe këngëtarët Miriam Cani dhe Alban Skënderaj kanë dhënë ndihmën e tyre në këto ditë të errëta për Shqipërinë.
Për herë të parë pas tërmetit, Miriami tregoi në një foto të publikuar në Instagram se janë munduar të ndihmojnë sa kanë mundur personat e prekur nga tërmeti, të cilët kanë mbetur pa strehë, ushqime e veshje.
Këngëtarja publikoi një foto në llogarinë e saj, ku përcillte për të gjithë mesazhin se ende ka shpresë pasi nëse bashkohemi, kemi në dorë gjithçka.