Në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4 çifte janë bërë prindër

Shumë njerëz kanë nisur një romancë në formate si “Big Brother”, lidhje që në disa raste kanë përfunduar pak pas përfundimit të reality show-t, e në raste të tjera kanë vijuar dhe ish-banorët janë bërë prindër.

Jo pak çifte janë krijuar gjatë qëndrimit për afro 100 ditë brenda shtëpisë, por deri tani, vetëm tetë njerëz janë bërë/do të bëhen prindër; më saktë 4 çifte.

Në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4

Neda & Ogreni

Në “Big Brother 4”, një nga marrëdhëniet më të diskutuara të atij sezoni ishte çifti Neda-Ogren. Neda Karafili dhe Ogren Balluku u martuan verën e 2015-ës dhe sot janë prindër të tre fëmijëve, djemve Serzh dhe Zai dhe vajzës Suzie Ann.

Në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4

Matilda & Fatjoni

Ndryshe nga çiftet e tjera, Matilda dhe Fatjoni ishin në një lidhje kur u bënë pjesë e “Big Brother 7”, ndonëse duhej ta mbanin të fshehtë këtë fakt. Sot, ata janë prindër të 2 vajzave.

Në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4

Einxhel & Arbër

Einxhel Shkira dhe Arbër Gumnishta, i njohur si DJ Dagz, u njohën në “Big Brother VIP 1”. Për lidhjen pati dyshime dhe jo pak njerëz brenda dhe jashtë shtëpisë ishin mosbesues. Por ata treguan se ndjenjat ishin mëse të vërteta. Einxhel dhe Dagz janë prindër të vogëlushit Trev.

Në historinë e Big Brother në Shqipëri, vetëm 4

Kiara & Luiz

Pak ditë më parë, Kiara Tito konfirmoi se është në pritje të ëmbël. Ajo dhe Luizi do të bëhen prindër të një vajze. Ata u njohën në “Big Brother VIP 2” dhe u kthyen në një ndër çiftet më të preferuar të publikut.

Share With:
Translate »
80 Views