VIDEO/ Zef Deda përcillet mes duartrokitjeve, Juli: Shpresoj që unë dhe Mariot’i ruajmë emrin

Aktori i madh i humorit, Zef Deda është përcjellë me duartrokitje nga teatri “Migjeni” për në banesën e fundit.

Jul Deda, djali i madh i aktori të ndjerë, ka mbajtur një fjalim prekës, duke u shprehur se, Zefi, ka qenë një baba e bashkëshort i jashtëzakonshëm, një gjysh i mrekullueshëm dhe një aktor i madh.

Ai shtuar se nuk e di nëse ai dhe Mario dhe fëmijët e tyre do të mund të mbajnë emrin e madh që ai ka lënë në Shkodër dhe gjithë Shqipërinë.

“Kam dëshirë me falenderu Zef Dedën. Një babë i jashtëzakonshëm, bashkëshort i jashtëzakonshëm, gjysh i mrekullueshëm, aktor shumë i madh. Nuk e di se sa të fokusuar me qenë unë edhe Mario dhe fëmijët tonë për të ruajtur emrin që ai ka lënë në Shkodër dhe Shqipëri.

Shpresoj t’ia dalim, por besoj se një ndihmë e madhe ka me qenë edhe baba duke na ruajtur nga lart. Me punën e tij, me moralin e tij dhe mënyrën se si është sjell në jetë, na e ka bërë jetën më të lehtë.

E falënderoj nga zemra. Kam dëshirë t’ju falënderoj dhe ju, kolegët e babës, për shumë vite. Keni marrë dhe keni dhënë me njëri-tjetrin. Jeni një brez që keni ruajtur miqësi me njëri-tjetrin, sot nuk është më kjo.

Unë dua t’ju kërkoj meqenëse sot është për herë të fundit në teatrin ‘Migjeni’ një duartrokitje” u shpreh Jul Deda.

Share With:
Translate »
73 Views