Në kampet e internimit lindi miqësia e sinqertë, baballarët e trashëgojnë tek vajzat

A mundet që një miqësi t’i mbijetojë kohës dhe largësisë? Secili mund të ketë përgjigjen e tij, por nga historia e sotme tek “Ka një mesazh për ty” në “E Diela Shqiptare” në Tv Klan pa diskutim që miqësia e fortë dhe e sinqertë ka arritur të qëndrojë e fortë pavarësisht largësisë.

Pas 40 vitesh, Brisvanka, e cila jeton në Australi ka ardhur në studio për t’i bërë një surprizë mikes së saj Anxhela, e cila jeton në Trieste. Kanë qenë baballarët e tyre që e kanë nisur miqësinë në kampet e internimet gjatë Luftës së Dytë Botërore dhe më pas e përcollën edhe tek fëmijët e tyre.

Brisvanka kishte ardhur në program për t’i treguar mikes së saj që edhe pse vitet kanë kaluar, ajo e do atë si motër dhe kërkon që miqësinë dhe marrëdhënien e fortë mes tyre ta përcjellin edhe tek fëmijët.

Anxhela: Bris por ti duhet të jesh në Toronto. Surprizë!

Brisvanka: Më solli aeroplani këtej.(qesh)

Anxhela: E pamundur! Më paske gënjyer!

Brisvanka: Më fal që të kam gënjyer.

Anxhela: Kjo qenka një gënjeshtër fantastike për çfarë ke bërë sot. S’kam parë gënjeshtër më të bukur.

Brisvanka:  Përshëndetje Anxhela. Të më falësh shumë që të gënjeva kur të thashë që do shkoj në Kanada, por doja ta bëja publike përse të kam sjellë këtu. Ti ke shumë dyshime në miqësinë time(qesh).

Anxhela: Unë kam dëgjuar për familjen tuaj mrekullira nga im atë, trimërira për fisnikërinë, madhështinë, për mençurinë, gjithçka për babanë e Brisvankës.

Arditi: Çfarë do i thuash?

Prisvanka: Anxhela!

Anxhela: Hë Bris!

Brisvanka: Dua të them, miqësinë që prindërit tanë e krijuan në ato kampe internimi, aq të vështira.

Anxhela: Tepër.

Brisvanka: Ishte një miqësi e pastër, pa interesa.

Anxhela: Absolutisht!

Brisvanka: Neve, fëmijët e tyre  jo vetëm që do ta forcojmë akoma edhe më shumë, por neve të bëjmë çmos që këtë miqësi t’jua lëmë edhe fëmijëve tanë, ashtu siç na e lanë baballarët tanë.

Anxhela: Është një thesar i çmuar!

Brisvanka: Sepse miqësira të tilla nuk ndodhen. Sot mik e shok të bëhet kushdo, por në atë kohë kur familja të largohej e të bënte hasha nëse kishe ndonjë gjë në biografi, baballarët tanë e mbajtën këtë miqësi, e forcuan dhe na e lanë ne. Ne duhet ta ruajmë, është një miqësi shumë me vlera. Dua të them mos kesh as më të voglin dyshim në këtë miqësi .

Anxhela: S’kam pasur.

Brisvanka: Unë kam tre motra kurse ti je motra jonë e katërt.

Anxhela: Aaa. Nuk e di, unë emocionohem që takoj Brisvankën, patjetër.

Arditi: Pas sa vitesh?

Anxhela : Uhh.

Brisvanka: Dyzet vite. (qesh)

Anxhela: Më shumë.

Arditi: Më shumë. Le të themi dyzet.

Anxhela: Jo,jo . Është më shumë sepse unë edhe pse kam vite them çdo rrugë tregon diçka. Është gjë e bukur kjo. Rruga e fundit ishte humbja e babit Gjosha. Ajo ishte një rrugë që mu krijua tepër.

Arditi: Faleminderit për dritën që na sollët sot në studio. Nuk doja ta vonoja më shumë këtë përqafim që mungon prej dyzet vitesh.

Arditi i fton miket të takohen. Të dyja të përlotura dhe shumë të emocionuara, Anxhela i thotë: “Zemra jeme, shpirt!”

Share With:
Translate »
492 Views