Në mes të gjithë panikut nga tërmetet, Sara organizoi babyshower-in e bebushit
Sara Hoxha ka kaluar fundjavën më të bukur!
Trashëgimtarja e Top Channel, e cila është në pritje të ëmbël ka rrëfyer përmes një postimi në Instagram, se fundjavën që shkoi ka organizuar babyshower-in e bebushit që po pret.
Por Sara ka lënë të kuptohet se këto ditët e fundit ka qenë në ankth me siguri për shkak të situatës nga tërmetet e njëpasnjëshme që kanë goditur Shqipërinë.
“Në mes të të gjithë këtij paniku, këtë fundjavë pata babyshower-in më special me njerëzit e mi më të afërt dhe të dashur”, shprehet ajo.
Mami Sara duket tepër në formë me barkun e rrumbullakosur dhe një fustan me dizajn lulesh të gjatë deri në fund të këmbëve. Ajo shoqërohet nga motra Lori e veshur me një kostum shumë klas.
Sara dhe Ledioni janë në pritje të një djali, i cili do të jetë vëllai i vogël i London.