Nusja shqiptare dhe babi tundin dasmën me “Gangnam style”

Një nga konkurrentet e sezonit të ri të programit “Lufta e nuseve” i ka surprizuar të ftuarit në dasmën e saj. Deri sot jemi mësuar me versionin prekës të vallëzimit të babait me vajzën, por Antonela dhe babai i saj e tundën me kërcimin “Gangnam style”.

Në videon e publikuar Antonela dhe babai i saj shfaqen duke nisur bashkë kërcimin e famshëm e më pas ftojnë të ftuarit t’u bashkohen në kërcim.

Antonela u kurorëzua në martesë me partnerin e saj Jonin. Dasmën e tyre do mund ta shohim në sezonin e ri të “Lufta e Nuseve” që fillon së shpejti.

Share With:
Translate »
556 Views