Në një marrëdhënie me motrën e gruas së ndjerë? Aktori zbulon të vërtetën: Gjithçka për djalin

Ryan Dorsey ka reaguar ndaj thashethemeve që e lidhin me motrën e Naya Rivera, Nickayla, pas vdekjes tragjike të aktores.

Pasi Naya humbi jetën në korrik 2020, Dorsey dhe djali i tij, Josey, vendosën të jetonin me Nickayla për një vit, për të ndihmuar Joseyin të përshtatej me ndryshimet në jetën e tij. Dorsey shpjegoi se kjo ishte një ndihmë e madhe për të, pasi ai duhej të udhëtonte për punë, dhe Nickayla e mbajti stabilitetin e jetës së Josey. Ai theksoi se Nickayla ishte një model i rëndësishëm femëror për djalin e tij.

Kur dolën foto ku Dorsey dhe Nickayla ishin kapur për dore, u shpërndanë thashetheme për një lidhje romantike mes tyre, por aktori sqaroi se ato kishin prekur rastësisht shkallët lëvizëse. Dorsey shtoi se ishte vendimi i Joseyt që Nickayla të jetonte me ta, pasi ai e konsideronte atë si personin më të afërt me nënën e tij.

Në atë kohë u publikuan foto ku shfaqeshin Dorsey dhe Nickayla të kapur për dore, duke ndezur thashethemet se të dy kishin nisur një lidhje romantike. “Gjëja qesharake është se dukej sikur po kapeshim për dore, por në realitet gishtat tanë prekën shkallët lëvizëse për një moment dhe papritmas gjithçka u bë temë”, tha ai në intervistën e tij. “Ishte hera e vetme që vendosa të përgjigjem publikisht në rrjetet sociale, sepse situata kishte dalë jashtë kontrollit.

Në një postim të asaj kohe, aktori zbuloi se ideja që të gjithë të jetonin bashkë e kishte vetë Josey. “Ai më pyeti nëse Titi (nofka e Ed. Nickeila) mund të qëndronte me ne, sepse tani ajo është personi më i afërt që ai ka me mamin e tij”, shkroi ai në shtator 2020 në një postim.

Foto që ngriti dyshimet për një lidhje mes Ryan Dorsey dhe motrës së bashkëshortes së ndjerë

Share With:
Translate »
65 Views