Në pagëzimin e Princit Louis, u shërbye një tortë 7-vjeçare. Dhe ka një arsye

Familja mbretërore po riciklon përsëri, por këtë herë nuk ka të bëjë me veshjet. Kensington Palace përmes një deklarate për shtyp të hënën, në ditën e pagëzimit të Princit Louis, njoftoi se torta e shërbyer në këtë event është e shtatë viteve më parë. Dhe ka një arsye pse Duka dhe Dukesha e Kembrixhit kanë zgjedhur të shërbejnë një tortë që është shumë më e vjetër se djali i tyre 2-muajsh. Sipas traditës britanike, në nder të princit të vogël, duhet shërbyer një kat i tortës së dasmës se Princit William dhe Dukeshës Kate, e vitit 2011.

Kjo ëmbëlsirë rojale me 8 kate, u dizajnua nga Fiona Cairns dhe është ndërtuar nga 17 torta individuale me fruta. Torta është dekoruar me krem dhe akull të bardhë sipas teknikës Joseph Lambeth, me 900 lule të ngrira nga 17 varietete të ndryshme.

Nga kjo tortë është shërbyer gjithashtu në pagëzimin e Princit George në vitin 2013 dhe në pagëzimin e Charlotte në vitin 2015. Kati më i lartë i tortë mbahet mënjanë për çdo pagëzim të ardhshëm.

Është një traditë britanike. Kjo tortë e ngrirë dhe e ruajtur në konjak mund të jetojë deri në fund të botës.

Share With:
Translate »
1111 Views