Dhoma e vogëlushes së Xhensilës është gati dhe duket si vepër arti
Këngëtarja shumë e dashur për publikun shqiptar Xhensila Myrtezaj është në muajin e fundit të shtatzënisë dhe për pak ditë do të sjellë në jetë princeshën e saj.
Gjatë periudhës së shtatzënisë ajo ka qenë mjaft aktive në rrjetet sociale si dhe në qendër të vëmendjes nga ndjekësit e saj e mediat online teksa postonte foto e video me barkun e rrumbullakosur.
Por këtë herë këngëtarja e ka fokusuar vëmendjen te dhoma e vajzës që do vijë në jetë. Xhensila ka postuar një foto ku shihet se dhoma e vogëlushes do jetë e pikturuar me trëndafila të mëdhenj rozë, një ambient që të lë të mahnitur.
Kujtojmë se ky është fëmija i parë për këngëtaren dhe bashkëshortin e saj, aktorin e njohur të humorit, Bes Kallaku.