Në përvjetorin e ditëlindjes, Memli merr urimin prekës nga prindërit

I pari i PDK-së, Memli Krasniqi, sot feston ditëlindjen e 45-të.

Ky përvjetor i lindjes, Kransiqin e gjen në mes të fushates elektorale me shumë tubime, fjalime e angazhime.

Mes një morie urimesh të përzemërta, prinë ai i babit të Memlit, intelektualit, profesorit universitar e letrarit Milazim Krasniqi.

“Djali ynë i shumëdashur, Memli, sot e ka ditëlindjen. Memli ishte gëzimi ynë i parë dhe është gëzim yni në vazhdimësi tash 45 vjet. Urime, djalë i mbarë! Zoti të dhashtë shëndet, suksese, mbarësi dhe të ruajtë e të gëzoftë gjithmonë, siç na ke gëzuar e na ke bërë Ediben dhe mua krenar dhe prindër të lumtur” – ka shkruar Krasniqi.

Nuk ka munguar as urimi i të shoqes, Melizes dhe miqve e bashkëpunëtorëve të tij tq shumtë. Ndryshe, Memli Krasniqi është ndër politikanët më të zot të gjenerates së re.

Share With:
Translate »
35 Views