Në përvjetorin e martesës, Ermonela Felaj na prezanton me vajzën dhe të shoqin e saj
Deputetja e Partisë Socialiste, Ermonela Felaj dhe bashkëshorti i saj, Bledar Valikaj sot festojnë përvjetorin e tyre të martesës.
Ka qenë depuetetja e cila përmes disa fotove mjaft të bukura të shkrepura në Romë ka treguar se pavarësisht viteve që kanë kaluar ata gëzojnë të njëjtin respekt dhe dashuri si ditën e parë.
Së bashku me ta, në këtë udhëtim nuk kishte si të mungonte as vajza e tyre e cila është dëshmitarja kryesore e dashurisë së prindërve të saj.
“Më shumë se vitet bashkë, vlejnë po njësoj , sa bukuria, sa fortësia aq edhe qëllimet e të krijuarit të një familje.
Gëzuar përvjetorin e martesës për ne”, shkruan Felaj krah fotove.




