Në përvjetorin e nëntë të martesës, Yllka Kuqi ka një arsye më shumë për të festuar
Këngëtarja e njohur nga Gjakova, Yllka Kuqi, sot (e mërkurë) feston përvjetorin e nëntë të martesës.
Ajo dhe bashkëshorti i saj, Astrit Pallaska, kurorëzuan dashurinë e tyre me martesë në vitin 2011.
Artistja ka ndarë me ndjekësit disa fotografi, një nga martesa dhe të tjerat së bashku me burrin dhe vajzën Luizën e cila erdhi pas disa vitesh martesë.
“9 vite. Buzëqeshja e dashuria akoma më e madhe”, ka shkruar ajo.
Ndërkohë, urimet nga miqtë dhe ndjekësit që mban në Instagram nuk munguan krahas këtij postimi.