Në pishina/ Arbana fotografohet me bikini në fund të shtatzanisë
Nuk ia ka kursyer vetes ditët e plazhit të kësaj vere edhe pse është në prag të lindjes së fëmijës së dytë. Paparazi e ka fotografuar Araban Osmanin në plazhet e jugut duke u relkasuar në shoqërinë e familjarëve të saj.
Osmani pritet të bëhet nënë për herë të dytë së shpejti dhe trupi i saj ka pësuar ndryshime gjatë shtatzënisë. Për të gjithë ata që janë kureshtarë të shohin se si duket moderatorja në muajin e fundit të shtatzënisë, “Panorama Plus” ju sjell këto foto paparazzi ekskluzive.
Ky është fëmija i saj i parë me të dashurin, regjisorin Eduart Grishaj. Gjatë gjithë muajve të shtatzënisë, ajo ka qenë mjaft aktive me udhëtime të shpeshta dhe video ku eksperimentonte me gatimin, pasionin e saj të madh.
Përsa i përket emisionit të saj i cili nis në janar, vetë Arbana ka pohuar se shpreson që gjithçka të shkojë mirë dhe të jetë ajo përsëri moderatorja.








