Në prag të lindjes së fëmijës së dytë, modelja e njohur: E di, duhet të shqetësohem!

Chrissy Teigen është në pritje të fëmijës së saj të dytë dhe shqetësimi  që ka aktualisht është nëse do t’i duhet të kalojë sërish depresionin e pas lindjes.

“A mos duhet të shqetësohem për këtë me këtë vogëlush? Po, duhet!”- është shprehur ajo gjatë një konference. Por di gjithashtu se edhe nëse kjo ndodh, jam gati. Kam njerëzit perfekt rreth vetes për ta kaluar.”

Përpos kësaj, mbretëresha e Instagram-it ka four gjithashtu për periudhën e vështirë që iu desh të kalonte pas lindjes së vajzës.

gone for one day and already looking at old videos of her 💕

A post shared by chrissy teigen (@chrissyteigen) on

“Nuk e di përsa e pata atë. E di që kam një jetë fantastike, një burrë dhe një familje të mrekullueshme. E dija që isha vetë e palumtur dhe s’mendoja që kishte diçka që s’shkonte. Thjesht i pranova këto ditë ashtu siç erdhën. Ti ke një fëmijë, je e mërzitur, humbet ato endrofina dhe kaq.”

Bashkëshortja e John Legend-it, tregoi gjithashtu se çdo ditë e kalonte në të njëjtin cep të shtëpisë , e shtrirë dhe pa asnjë lloj energjie. Ndonëse këngëtari bënte gjithçka për ta ndihmuar, sërish e gjente modelen duke qarë pa asnjë shkak.

Share With:
Translate »
710 Views