Mësuesi që mbeti i habitur: “T’u jepet më shumë vëmendje fëmijëve!”
Një mësues në Alabama ka thënë se këtë javë ka mësuar diçka shumë me vlerë nga mirësjellja e një nxënëseje.
Price Lawrence i cili jep mësim në një shkollë fillore ka shkruar në Facebook se nxënësit e tij kishin vënë re se diçka nuk është në rregull me të.
Kur e kanë pyetur përse ka munguar, ai iu ka treguar se gjatë fundjavës i kishte vdekur babai i gruas, ndërsa tani po merakoset për gruan.
“Të gjithë më thanë që po iu vinte keq dhe vazhduam punën”, ka shkruar ai.
Kur ka përfunduar ora e mësimit dhe nxënësit kanë dalë jashtë, një vajzë i është afruar dhe i ka lënë diçka në duar.
Më tha: “Kjo është për gruan tënde. E di që ka kushtuar shumë kur babi im vdiq dhe unë sot nuk ha asnjëherë akullore”, tregoi ai.
Vajza i ka lënë 75 cent dhe letrën në të cilën i ka shkruar: “ Zotëri Lawrence, më vjen keq.”
“Do të doja që bota t’i jepte më shumë vëmendje fëmijëve, do të mësonim shumë nga ata”, ka përfunduar shkrimin në Facebook Lawrence, post ky që deri më tani është shpërndarë 270 mijë e 620 herë.