Në pritje të fëmijës së parë, Jason Derulo zbulon pse donte patjetër një djalë

Jason Derulo dhe e dashura e tij, Jena Frumes njoftuan disa ditë më parë se janë në pritje të fëmijës së tyre të parë. Modelja dhe këngëtari e ndanë këtë lajm emocionues nëpërmjet postimeve në Instagram. Këngëtari publikoi një video me të dashurën e tij teksa të dy ecnin përgjatë plazhit gjatë perëndimit të diellit. Ai më pas puthi barkun e mamasë së fëmijës së tij të ardhshëm.

“Nuk mund të isha më i ngazëllyer për këtë kapitull të ri në jetën tonë @jenafrumes,” shkroi Jason në një video.

Më pas përmes një feste gjigante në shtëpinë e tyre, dyshja zbuluan gjininë e fëmijës që po presin. Jason publikoi në Instagram një video, në fund të të cilës u zbulua se ai dhe partnerja do të bëhen prindër të një djali.

 

 

Ndërkohë në një intervistë të dhënë së fundmi për “The Drew Barrymore Show”, Jason tha se po e pret me padurim ardhjen në jetë të fëmijës. Ai u shpreh se në fakt e ndjente prej kohësh këtë gjë dhe tashmë e ka kuptuar se gjithçka vjen në kohën e duhur.

“Mendoj se çdo gjë ndodh në kohën e duhur. Unë kisha dëshirë të madhe për një fëmijë, mendoj se vjen me moshën dhe ti takon një njeri me të cilin lidhesh vërtetë shumë dhe gjithçka ndodh në kohën e duhur”, tha këngëtari.

Derulo shtoi se dëshirën për një fëmijë filloi ta ndjente akoma më shumë teksa po reflektonte mbi karrierën e tij dhe trashëgiminë.

“Mendoj se kam bërë shumë në jetën time. Kam realizuar shumë gjëra dhe në këtë pikë të jetës sime, filloj mendoj ‘Ok, me kë duhet ta ndaj tani këtë gjë?’. Gjithashtu nuk ka asnjë njeri që do të trashëgojë mbiemrin tim. Vëllai im ka vetëm vajza, motra ime ka vajza, kështu që nuk ka më Derulo. Duhej ta bëja këtë gjë, sepse dikush duhet ta trashëgojë mbiemrin”, u shpreh Jason Derulo.

Kujtojmë se Jason dhe Jena u takuan me njëri-tjetrin në palestër pak para pandemisë ku vazhduan të njohin njëri tjetrin më shumë dhe tashmë janë në pritje të fëmijës së tyre të parë

Share With:
Translate »
202 Views