Në qendër të akuzave, Kylie Jenner shfaqet e pashqetësuar dhe shkëlqyese në Londër

Së fundmi miliarderja më e re në botë ishte në qendër të vëmendjes me akùzat se nuk respektoi protokollet sanitare teksa vizitonte një laborator në Milano për koleksionin e saj të grimit. Por Kylie Jenner u shfaq e patrazuar nga ‘drama’ e rrjeteve sociale, teksa doli dorë për dorë me vajzën e saj Stormi, katër vjeçe dhe të dashurin Travis Scott, mbrëmë në Londër.

Ylli i Kardashians, 24 vjeçe, paraqiste një figurë magjepsëse ndërsa po dilte për darkë në pikën e famshme Nobu në Londër. Ajo shfaqi trupin me format e saj të lakmueshme me një mini-fustan të zi pa rripa me një dekolte të hapur, të cilin e kishte kombinuar me një palë sandale të zeza me taka.

Personazhi televiziv mbante gjërat e nevojshme në një çantë dore të zezë në njërin krah, ndërsa në krahun tjetër mbante Stormin, e cila ecte mes saj dhe Scott.

Kylie theksoi tiparet e saj mahnitëse me një paletë grimesh dramatike të syve në ngjyrë të argjendtë dhe një prekje buzëkuqi nudo. Familja ndodhen në Londër sepse këtë fundjavë Travis Scott do të performojë në O2.

Share With:
Translate »
110 Views