Arjan Tase i kërkon ndjesë familjes së 7-vjeçares dhe Policisë së Shtetit
Seanca gjyqësore për Arjan Tasen është zhvilluar me dyer të mbyllura.
Mediat thonë se Tase ka qenë fjalëpak në gjyq. Ai ka ngushëlluar familjen e 7-vjeçares, u ka kërkuar ndjesë dhe i ka kërkuar falje edhe Policisë së Shtetit.
Tase mori sot masën e sigurisë arrest me burg nën akuzën “vrasje me dashje, indirekte”. Ai është mbrojtur nga një avokat i caktuar nga shteti.
Arjan Tase polic në Elbasan, ndodhej për pushime në Himarë teksa po nisej me skaf për lundrim, goditi për vdekje me helika, 7-vjeçaren Jonada Avdiaj që lahej në breg të detit.
Ngjarja e rëndë ka tronditur opinionin publik që prej 2 gushtit.
Drejtori i Policisë Gledis Nano urdhëroi përjashtimin e përhershëm të Tases nga Policia e Shtetit.