Në shkollë pas traumës, adoleshentja i kthehet mësimit por mendjen e ka te banesa e rrënuar

Në Krujë fëmijët e shkollës 4 jetojnë në palestrën e shkollës e në klasat e saj zhvillojnë mësimin. Mes lotëve shprehin dhimbjen për dëmet që u shkaktoi tërmeti i 26 nëntorit. Të traumatizuar tashmë fëmijët kanë nisur të riaktivizohen në mësime.

Në Krujë në shkollën nr 4 janë kthyer zhurmat e nxënësve që i janë kthyer mësimit.
Në të njëjtën ndërtesë, në palestrën e institucionit arsimor janë vendosur edhe familjet, banesat e të cilëve u dëmtuan nga nga tërmeti i 26 nëntorit.

Mes tyre është edhe kjo 17-vjeçare. Ende e traumatizuar vendosi të jetë në orët e mësimit.

“Sot kam shkuar, u ndjeva shumë e vetmuar dhe e mërzitur vetëm nga shtëpia. Ishte shumë e vështirë ta përballoj.Ishalla rregullohet, kajm shumë shpresë.”

Me lot në sy tregon se i dhëmb gjithçka që i mori tërmeti dhe se nuk e kishte menduar që i gjithë mundi dhe sakrifica e prindërve do të shembeshin për një moment.

“Ishim në shtëpi si të gjithë, herë kishim të hanim dhe herë jo, herë me rroba dhe herë pa to me ato sakrificat e mamkit dhe babit. Mami është shumë e mërzitur për shtëpinë.”

Dhe pak kohë na ndajnë nga festat e fundvitit dhe drejtuesit e shkollës janë përpjekur që t’ju qëndrojnë pranë këtyre familjeve, duke ua zbukuruar ambientin në mënyrë që tu largojnë traumën që kanë kaluar.

Share With:
Translate »
537 Views