Djaloshi kap me duar 100 peshq, i shpëton ata nga balta dhe lumi i rrëmbyer

Një djalosh 13-vjeçar ka shpëtuar plot 100 peshq nga gropat nënujore me baltë e llucë.

Stuart Moodie, nga Tenterfield në veriun e largët të Uellsit të Ri Jugor, çdo ditë pas shkollës zbret në një lumë me baltë në fermën e tij për të shpëtuar qindra peshq mustakë dhe merluc.

I riu i tërheq peshqit me duar dhe i zhvendos në vrimat më të mëdha ujore, ku ata kanë më shumë mundësi të mbijetojnë.

“Unë kam zbritur poshtë në lumë çdo mëngjes herët, pothuajse çdo ditë pas shkolle dhe kam kapur peshqit për t’i nxjerrë ata jashtë, duke u munduar t’i mbaj ata gjallë me aq sa mundësi kam”, ka thënë ai për ABC.

Start, i cili i dashuron peshqit që kur babai e nxirrte shëtitje në vogëli, shpjegon teknikën që ai përdor për t’i kapur ato.

“Unë ia shtyj kokën brenda në baltë. Është më e thjeshtë t’i qetësosh ata dhe t’i kapësh”, thotë ai.

Stuart ka marrë disa lëndime të vogla ndërkohë që ka shpetuar peshqit, madje edhe është kafshuar prej tyre.

 

Share With:
Translate »
474 Views