Në Turqi për kurimin e Covid-19, bashkëshortja e mjekut Harxhi: “Është me shpenzimet tona, lëtyrave politike u kemi lënë Zotin”

Doktor Arjan Harxhi, mjek infeksionist në QSUT, u infektua javë më parë me Covid-19. Ai është dërguar për kurim në Turqi, pasi infeksioni i ka prekur mushkëritë. Në një postim në rrjetet sociale, bashkëshortja e Harxhit, doktoreshë Erjona Shehu, shkruan se ai është dërguar në Turqi me shpenzimet e familjarëve. Ky reagim i saj, vjen pas lajmit që qarkulloi se Ministria e Shëndetësisë, ka financuar për kurimin e tij në Turqi.

Dr. Harxhi po kurohet në Turqi me shpenzimet e familjarëve,

Ajo përmend sakrificën e bashkëshortit të saj, të gjithë familjes, po kështu edhe të fëmijëve, që përgjatë 10 muajve siç tregon doktoresha, janë zgjuar orë e pa orë nga telefoni i babait të tyre, i cili në çdo moment i është gjendur pranë kujtdo. Në fund, ajo nuk harron të falënderojë të gjithë miqtë që i janë gjetur pranë, duke thënë se fjalori nuk ka mjaftueshëm fjalë, për të shprehur mirënjohjen.

Dr. Harxhi po kurohet në Turqi me shpenzimet e familjarëve,

“Te nderuar miq!

Prej datës 6 janar, ne media u be publik nje lajm I PAVERTETE, sipas te cilit Prof. Arjan Harxhi u dergua per kurim per Covid 19 ne Turqi me fondet e Ministrise se Shendetesise. Prof. Arjan Harxhi, i cili beri nje forme agresive te Covid 19, per shkak te ekspozimit te madh karshi Covid 19, eshte derguar ne Turqi me SHPENZIMET E FAMILJAREVE te tij. Ne asnje moment nuk kemi prekur fondet e taksapaguesve shqiptare! Ndaj te shqetesuarit le te qetesohen. Nuk i kemi borxh asnje qindarke dhe asnje moment jete askujt. Interesi per jeten e nje njeriu te semure rende, per shkak te profesionit nuk u shpreh qofte dhe me nje telefonate interesi. Ky lajm shqetesoi nje familje te tere dhe mbi te gjitha 2 femije qe per mbi 10 muaj degjojne vetem per Covid 19 dhe zgjohen ore pa ore nga telefoni i babait te tyre, i cili ne cdo moment i eshte gjendur prane kujtdo. Kushdo letyre politike, qe ka dashur te perfitoje nga ky lajm i genjeshtert i them: Ju kam lene Zotin! Per te gjithe miqte tane: fjalori njerezor nuk ka mjaftueshem fjale per mirenjohjen! Per deshiren tuaj per te na qene prane ne momentin me te veshtire te familjes sone me oferta si financiare e deri per te na ofruar kujdes per femijet, trsnsport etj etj, mund tu themi vetem: ju kemi ne Zemer!”, shkruan doktoreshë Shehu.

Share With:
Translate »
875 Views