Në videon e re Almeda bëri byrek me mamin alla shqiptarçe

Almeda Abazi po vazhdon me serinë e videove në ‘YouTube’ dhe këtë herë është përfshirë dhe nëna e saj. Ato shfaqen në një video teksa gatuajnë bashkë dhe Alba ndan me të gjithë recetën e saj të byrekut. Ndryshe nga të tjerë persona që jetojnë jashtë Shqipërisë, Almeda ka një favor të madh për ngjashmëritë e vendit tonë me Turqinë, të paktën për ushqimin. Jo për gjë, po sa e sa gjëra i kemi pothuajse njësoj, madje deri tek traditat e hershme. Tani që është edhe shtatzënë e kap apo jo nepsi për ushqime shqiptare, mamain e ka pranë dhe mund t’i gatuajë ose mësojë kur të dojë. Edhe tek kjo video, Almeda ka treguar lidhjen e saj me ushqimet e më pas recetën e byrekut që e ka filmuar teksa e ëma shtron petët. E dini apo jo si ta gatuani byrekun, këtë video ja vlen ta shikoni.

Share With:
Translate »
2756 Views