Nea bën 3-muaj dhe festa ishte kaq e bukur
Këngëtari i njohur Bardhi dhe partnerja e tij, Sara, kanë festuar një moment të veçantë familjar, teksa vajza e tyre, Nea, mbushi tre muaj jetë.
Çifti ndau me ndjekësit e tyre në Instagram disa imazhe të ëmbla nga kjo ditë e veçantë, ku gjithë vëmendjen e mori e vogla e tyre.
Nga momenti i ardhjes në jetë të Neas, Bardhi dhe Sara kanë ndarë herë pas here momente nga përditshmëria e tyre si prindër, duke emocionuar fansat me lumturinë dhe dashurinë që reflektojnë si familje.
Urimet dhe komentet e ngrohta nga ndjekësit nuk munguan, duke e bërë këtë tre mujor edhe më të veçantë për çiftin.
View this post on Instagram