Nëna çon në fund amanetin e të bijës, fal vrasësin e saj…

I vret të bijën adoleshente por pas disa vitesh ajo fal vrasin. Kate Grosmaire ka falur Conor McBride, të riun që në vitin 2010 u akuzua për vrasjen e së bijës Ann. 19-vjeçari u vetëdorëzua në polici ku tha se kishte qëlluar në kokë të dashurën e tij. Sipas asaj që raporton Mirror, dy të rinjtë ishin fejuar prej 3 vjetësh por po kalonin një moment të vështirë. Në momentin e vrasjes, dy të rinjtë ishin konfliktuar për telefonin. Gjatë zënkës i riu qëlloi mbi vajzën. Ann shkoi në spital dhe vdiq disa orë më vonë. Familja e saj shkoi në spital e cila arriti që flasë me adoleshenten. Vajza kërkoi që ata ta falnin të fejuarin e saj. Nuk ishte e lehtë për të plotësuar dëshirën e saj, por sot Kate ia arriti. “Duam që trashëgimia e vajzës sonë të jetë thjeshtë dashuri. Nuk duam që jeta e Conor McBride të shkatërrohet”.

 

Share With:
Translate »
771 Views