Nëna dënohet me burg se nuk vaksinoi djalin

Një nënë nga periferia e Detroitit në Shtetet e Bashkuara, e cila e ka vuajtur dënimin me burg për shkak se nuk e ka respektuar vendimin e gjykatës që djali i saj të vaksinohej, ka kërkuar nga një gjyqtar që ta parandalojë vaksinimin e ardhshëm të djalit të saj.

The Detroit Free Pres ka raportuar se një avokat i nënës 40 vjeçare, Rebecca Bredow, ka thënë se ajo dëshiron ta bind gjyqtarin se mosvaksinimi është “në interesin më të mirë të fëmijës”.

Zonja Bredow e kundërshton vaksinimin, por ish-bashkëshorti i saj dhe babai i djalit, dëshiron që fëmija të vaksinohet.

Më herët këtë muaj, një gjyqtar i Qarkut Okland e ka dënuar këtë nënë me pesë ditë burg për shkak se nuk e ka respektuar urdhërin e datës 27 shtator për vaksinimin e djalit.

Avokati i saj ka thënë se Bredow “beson se rreziqet e vaksinimit i tejkalojnë përfitimet”. Agjencia AP rapoton se gjykata ende nuk ka caktuar datë për kërkesën e fundit të zonjës Bredow për parandalimin e vaksinimeve të ardhshme të djalit të saj.

Share With:
Translate »
797 Views