Nëna e Beatrix ka diçka për të thënë për takimin e të bijës me Romeon
Romeo, ndonëse jo konkurrent, ka qenë kryefjala e spektaklit të djeshëm të “Big Brother VIP”. Pas mëse 60 ditësh ai takoi Donaldin, duke dhuruar shumë emocione e lot. Por, edhe shumë të qeshura kur u shtir si ai para banorëve.
Sigurisht të gjithë sytë ishin te takimi i tij me Beatrix, që për hir të së vërtetës ishte shumë i përzemërt. “Je shumë e mirë!”,- i tha Romeo këngëtares teksa e pëqafoi.
Ky moment është bërë viral në rrjet dhe ka ngjallur reagime të ndryshme nga të gjithë. Këtë gjest emocionues e ka përkrahur edhe nëna e Beatrix, Antigona e cila përmes një postimi në rrjetet sociale e duartrokiti këtë skenë.
Ajo ka rishpërndarë në Instastory një video nga takimi i tyre ku shkruhet “E dua shumë këtë moment”, teksa i ka bërë tag edhe Romeos.
