Nëna e djalit të Meriton Mjekiqit reagon ashpër në mediat sociale: Ai nuk ekziston në jetën e tij

Ish-partnerja dhe nëna e djalit të Meriton Mjekiqit, Egesta, ka bërë një reagim të fortë në mediat sociale ditën e sotme. Ajo ka kërkuar nga mediat që të fshijnë fotot që kanë publikuar të djalit të tyre.

“Ai(Meritoni) nuk ekziston në jetën e tij(Djalit). Vetëm mua më përket kujdestaria, e drejta, vendimet për Loarin”- shkruan ajo mes të tjerash.

Së fundmi, gjatë një bisede me Ledjonën në BBV, Meritoni u shpreh se i biri jeton në distancë, teksa shtoi se “çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”.

Mertion tha se nëse do të bënte një tatuash, do e lidhte me portretin e djalit.

“Nuk kam asnjë tatuazh, nëse bëj diçka do e lidh me portretin e djalit. Më ka marrë malli. Djali jeton në distancë, çdo prind është i lidhur me fëmijën shumë”, tha moderatori.

PËRPLASJET MES MERITONIT DHE EGESTËS

Ndarja e Meritonit nga Egesta ka qenë e bujshme pasi dyshja janë përplasur publikisht, ku kanë hedhur akuza ndaj njëri-tjetrit. Egesta shprehej disa vite më parë se Meritoni ishte vetëm “babai biologjik” i Loarit, pasi nuk e kishte takuar asnjëherë, madje nuk i kishte bërë as një dhuratë për ditëlindje.

Deklarata e saj u bë në vitin 2021, pas një interviste të moderatorit në emisionin “NIN”, ku ai deklaroi se kontaktonte me djalin e tyre, duke u shprehur se përpiqej në maksimum që të mos bënte gabime, që në të ardhmen djali i tyre mund ta kryqëzonte si baba.

Pas kësaj, Egesta deklaroi se në fakt e vërteta është që ai nuk interesohej aspak për djalin.

Para së gjithave, desha të bëj një sqarim rreth çështjes lidhur me Meriton Mjekiqin, njëkohësisht babai i djalit tonë, të cilin mund ta quaj baba ‘biologjik’. E përdor këtë term, pasi që Meritoni asnjëherë nuk e ka takuar djalin e tij live. Ndërkaq që Loarin, djalin tonë, e përdor vetëm nëpër rrjetet sociale sa për t’i ngritur imazhin vetes së tij.

Përderisa mua si nënë dhe familjen time na kërcënon tërë kohën. Turp! Unë dua të shoh djalin tim të lumtur e të ketë një jetë të qetë. Unë si nënë ndjej përgjegjësi ta mbroj fëmijën tim në të gjitha rrethanat dhe ta ruaj nga çdo e keqe, ta rris me nder dhe në rrugë të drejtë e jo të ndjekë hapat e babait të vet, jetë të degjeneruar e shfrenuar, i cili mendon vetëm famën dhe jetën e tij, nevojat e tij personale mbi atë të fëmijës-evladit. Ndaj kam vendosur të ndahem nga ai e ta rris fëmijën vetë ashtu siç edhe e kam bërë gati tri vite”,  shkruante ajo.

Egesta pati deklaruar se djali i tyre nuk merr as pensionin ushqimor nga babai dhe asnjë mbështetje financiare, duke i bërë thirrje të mos ia përmendë më emrin nëpër intervista.

Share With:
Translate »
98 Views