Nëna e dy fëmijëve që hante 14 çokollata në ditë, humbi 52 kg pasi pa këtë foto

Nëna e dy fëmijëve që shpenzonte rreth 3 mijë dollarë në vit për të blerë çokollata ka arritur të humbë 52 kg. Charmaine Brooks ishte e dhënë pas ëmbëlsirave dhe peshonte 115 kg pasi hante rreth 14 lloje të ndryshme çdo ditë. Kur vendosi se këto gjëra janë tepër të dëmshme për organizmin e saj, vendosi që të përdorte një dietë të shëndetshme. Gjithçka nisi kur ajo pa një foto të saj nga pushimet. 

“Nuk mund ta besoj sa çokollata arrija të haja. Në fillim ishte e vështirë të hiqja dorë, por jam e lumtur që ia dola. Unë nuk do lejoj që të ma shkatërrojnë përsëri jetën,” – tha ajo për Mirror. Charmaine tregon se ka qenë gjithmonë tepër e fiksuar pas ëmbëlsirave dhe e kishte të nevojshme që të hante çokollata çdo ditë. Çdo tre javë, 36-vjecarja humbte nga 6.3 kg, derisa arriti peshën që e  bënte të ndihej mirë. 

Share With:
Translate »
773 Views