Nëna e Lorit vdiq kur ishte 1 vjeç, misionari rrëfen fjalët e fundit të 13-vjeçares së ndjerë: Je gati?

Pardje u nda nga jeta Loridana, vajza 13 vjeçare që menjëherë pas përfundimit të meshës në Kishë nuk u ndje mirë dhe u drejtua drejt spitalit.
Për nder të vogëlushes që shërbente në Kishë, Katedralja e Shën Shtjefnit në Shkodër jep lajmin se fotografia e saj do të jetë përpara Elterit të cilit i shërbeu për tre ditë me radhë.
“Engjëjt nuk janë kriju për tokën, por për qiellin. Për ket’ arsye, Tenzot e mori pranë vedit Lorin. Tash Lori ka me i këndu lavde Hyjit përballë Tij, ka me ndejt në prehnin e Zojës s’bekume e ka me u lut prej n’Lumni t’Parrizit për ne.
Ne si famulli, si xhakoj e si animator i lutena Zotit për Lorin e ju ftojmë edhe ju të bani si ne. Gjatë tre ditëve, fotografia e saj do të jetë para Elterit të cilit i shërbeu, e Mesha e Dritës për shpirtin e saj do të jetë ditën e hane në orën 16:00” shkruhet në mesazhin e Kishës.
Nga mesazhet e miqve, familjarëve dhe shkodranëve, kuptohet se Loridana jetonte me të atin Adrianin dhe motrën më të madhe. Nëna e saj, ishte ndarë nga jeta kur Loridana ishte vetëm 1 vjeçe. Tashmë dhimbja ka pllakosur në komunitetin shkodran për ndarjen nga jeta në mënyrë kaq të parakohshme të vajzës së urtë, që komunikimin me të ëmën e vendoste nëpërmjet Zotit.
Rrok Shporaj, misionari që e shoqëroi në spital tregon se Lori I iku nga duart. “Më iku prej duarve. Edhe e pyeta: Lori a je gati? Gati më tha….Dhe e vërtetë, gati paska qenë” tregon krejt I pikëlluar misionari i Kishës.

Share With:
Translate »
974 Views