Pushime nuk bëhen vetëm në verë, Angelina Jolie dhe fëmijët e saj kanë zgjedhur këtë destinacion

Pas takimit me Zonjën e Parë të Francës, Brigitte Macron aktorja e njohur Angelina Jolie ka marrë 6 fëmijët e saj, për të bërë një shëtitje në Paris.

Ylli Hollywood-in, më e qeshur se asnjëherë tjetër ka bërë një vizitë së bashku me “ekipin” e saj në Muzeun e Louvre-t. E veshur e tëra me të zeza, Jolie dukej e qetë, dhe një nënë shumë e përkushtuar.

Tashmë fëmijët e saj janë rritur dhe janë përkatësisht; Maddox 6 vjeç, Pax 14 bjeçe, Zahara 13 vjeçe, Shiloh 11 vjeçe, dhe binjakët Vivienne dhe Knox 9 vjeç. Që pas ndarjes nga Brad Pitt, Jolie është fotografuar vetëm me fëmijët e saj.

Aktorja është përfolur për ndonjë histori dashurie, por nuk ka ardhur asnjëherë një konfirmim prej saj. Ajo tashmë ka kohë vetëm për 6 fëmijët…

Share With:
Translate »
675 Views