Nëna e Meghan Markle, mbështetja më e madhe për të

Dukesha Meghan Markle vijon të jetë në qendër të vëmendjes së mediave dhe këtë herë tabloidet janë fokusuar tek nëna e saj, Doria Ragland.

Sipas “Harper’s Bazaar” nëna e Meghanit ka qenë gjithnjë mbështetje për të si dhe e ka këshilluar gjatë gjithë kohës.

“Do ketë njerëz që nuk do të kenë qëllime të mira në zemrën e tyre ndaj teje, por ti nuk duhet të fokusohesh tek ta. Ti duhet të shohësh më larg tyre”,-ka qenë një prej këshillave të Dorias, e cila e ka ndjekur Markle për një kohë të gjatë.

Tashmë dukesha ka vendosur të lërë pas krahëve lajmet e publikuara për të dhe dëshiron t’i dedikohet vetëm bashkëshortit dhe djalit të saj.

Share With:
Translate »
399 Views