Nëna e Stresit zbulon arsyen përse e quajnë “djali i keq”

Arkimed Lushaj, i njohur si Stresi është një ndër reperët më të njohur në Shqipëri. Shumë prej nesh e njohin si ‘bad boy’ apo djalin e telasheve për stilin që ka në muzikë si dhe për të gjitha gjërat që guxon të bëjë.

Në një intervistë për ‘Rudinën’ ai ka prezantuar për herë të parë nënën e tij, Shpresën, e cila ka treguar përse njerëzit e konsiderojnë si djalin e keq.

“Lidhen me rritjen e Stresit në Bruksel sepse u rrit i lirë. Në shumë raste, kur bie në kontakt me njerëzit, them është i tillë se është rritur në Europë. Stresi është origjinal, edhe me disa gabime të tij,” – tha ajo, duke shtuar se ka dashur që në ditët e tij të para të lindjes që të këndojë.

Gjithashtu, vijoi të tregojë se e do muzikën e të birit, por është mësuar dhe me atë pjesën që përdor disa fjalë jo të mira në tekste.

Share With:



554 Views