“Nëna e tyre ishte mësuesja e krimit”/ Halla e fëmijëve hedh akuza të forta: Djali ishte drogaxhi

Halla e fëmijëve të Pëllumb Metës në Durrës, ka hedhur akuza të forta ndaj bashkëshortes së viktimës, duke e akuzuar se ishte ajo që ka planifikuar vrasjen.

Në një intervistë me gazetaren Dorjana Bezat, ajo tregoi se nuk kishte shumë kontakte me familjen dhe për ngjarjen u informua nga djali i vogël. Ajo akuzoi se djali i madh kishte sjellje të çuditshme, madje sipas saj konsumonte drogë.

“Nuk kisha shumë kontakte me familjen. Më lajmëruan që ka humbur, mundohem të kem kontakt me fëmijët. I vetmi kontakt që gjeta ishte Amarildo. E komunikoj në Instagram, e pyes më kthen përgjigje pas disa orësh, nuk dimë gjë se ku është. Ka bërë llafe me ju, keni pasur diçka që nuk shkon? Nuk dimë gjë nuk na ka thënë gjë. Të lutem i thash po qe se di diçka më trego. Ishalla është mirë, më komunikon. E kam dyshuar në momentin e parë se djali i madh, nuk kam qenë e pranishme gjatë rritjes, di nga faktet dhe disa ditë që ka qenë në familjen time në Holandë, kam parë disa shenja jo normale. Ishte përdorues drogë, arrogant. A mund të quhesh i dhunshëm kur punon ditë natë që fëmijët t’i shkollosh, përfshirë edhe mësuesen e krimit. Kur nuk ulesh njëherë në tavolinë pa pasur fëmijët rreth e rrotull. Kur të bësh çdo përpjekje të shkollosh fëmijët. Po të ishte aq i dhunshëm, mund ta bonte ai karshi fëmijëve apo karshi monstrës, mësueses së krimit”-tha motra.

Share With:
Translate »
104 Views